Ilir Beqja acarohet nga biseda me Florion Mimën

Apr 18, 2015 | 22:24
SHPËRNDAJE

Ilir Beqja dhe Florion Mima
Florion Mima ka ruajtur në gjithë këto vite karrierë politike profilin e një njeriu të matur, si dhe shumë kompetent për problemet e ekonomisë. Këtë të enjte, ai është fotografuar duke debatuar me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe pa diskutim që biseda mund të kishte të bënte me fushën e tij. Por ministri Beqaj është shfaqur mjaft ekspresiv në këtë bisedë dhe është përpjekur t’i shpjegojë kolegut jo vetëm me fjalë, por edhe me gjeste mendimin e tij. Por gjithsesi, kjo mbetet një shenjë e mirë. Pozita me opozitën po diskutojnë më në fund. Si fillim, në oborr, e shpresojmë më pas edhe në sallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura