Ilda Bejleri reagon pas rrëfimit të dëshmitarit okular: Paska ende njerëz të mirë. Varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja, pavarësisht moshës

Feb 15, 2020 | 21:05
SHPËRNDAJE

Pas dëshmisë së publikuar në media nga shtetasi N.H, si dëshmitar okular në aksidentin, që u përfol se ishte përfshirë moderatorja sportive Ilda Bejleri, ka reaguar kjo e fundit.

iLDA-bEJLERI (1)

Në Instagram Bejleri shkruan se paska ende njerëz të mirë në këtë vend teksa thekson se ndoshta njerëzit dalin nga vetja prej varfërisë dhe për të përfituar në çdo rrethanë.

Teksa i shoqëron reagimet e saj me tituj lajmesh rreth aksidentit, Bejleri thotë se pranon mllefin e njerëzve, por jo shpifjen, ndërsa sjell në vëmendje mënyrën se si e kanë rritur gjyshërit.

“Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend.

E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.

E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.”- shkruan Ilda Bejleri.

3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura