Ilda Bejleri nis karrierën si aktore në Itali, si u ndie mes protagonistëve të famshëm

May 12, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

lda Bejleri është një prej prezantuesve më të komentuara të emisioneve sportive, duke qenë se krahas shfaqjeve në ekran ajo tërheq vëmendjen edhe me fotot “hot”, që poston shpesh në rrjetet sociale. Por, së fundi, Ilda e ka sfiduar veten me hyrjen në një terren të ri, atë të kinemasë, duke qenë se do e shohim si aktore për herë të parë në një film të ri italian.

Ilda-1

Moderatorja e “Supersport” dhe një nga imazhet e “Digitalb” ka pozuar nën logon e “Netflix”, teksa ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm. Në foton e postuar në “Instagram”, ajo njofton se do të shfaqet këtë herë në një sfidë të re, atë të aktores.

Ilda Bejleri do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që rrëfen historinë e Guidos (që luhet nga aktori Claudio Santamaria), i cili mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet. Ilda luan rolin e një vajze të bukur në një diskotekë, rol për të cilin ajo do të flasë më vonë.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/ilda-bejleri-nis-karrieren-si-aktore-ne-itali-si-u-ndie-mes-protagonisteve-te-famshem/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura