Ilda Bejleri: Gati gjithë rrogën e lë në bastet sportive

Apr 17, 2015 | 12:10
SHPËRNDAJE


Ajo është e pranishme çdo ditë në ekranin e “Supersport”, herë në studion e lajmeve dhe herë si moderatore e “Bar Skedina”. Por natyra e formatit që bazohet në bastet dhe lotot e tifozëve për parashikimin e rezultateve të ndeshjeve, e ka përfshirë dhe vetë Ilda Bejlerin, e cila ka pohuar se nuk ka ditë që të mos hedhë loto. E ftuar po ashtu në programin “6 ditë pa Ermalin” të “Digitalb”, ajo pohoi se lidhja e saj me sportin është bërë më e fortë seç mund të mendohet, pasi ajo s’ka ditë që të mos vërë një shumë parash në bastet sportive, aq sa lë të gjithë rrogën në loto. “Shuma më e madhe që kam fituar, ka qenë vetëm 600 mijë lekë të vjetër”, i tha ajo Ermalit. Deri para një viti Ildën e njihnin vetëm shikues mashkullorë, që janë të dhënë pas sportit. Për publikun ajo u bë e njohur vitin e kaluar si pjesëmarrëse në spektaklin e “Dance with me” të regjisores Vera Grabocka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura