Ilda Bejleri, gafë në mes të emisionit, Bashën e quan Kryetar Kuvendi

Oct 8, 2019 | 12:02
SHPËRNDAJE

Pas largimit nga ‘Digitalb’, moderatorja Ilda Bejleri drejton emisionin ‘Proçesi Sportiv’ së bashku me Manushin.

Megjithëse dukej se e nisi mbarë këtë sezon të ri, Ilda ka bërë një gafë jo të vogël.

Në një pyetje drejtuar fotografit Armand Sallabanda, moderatorja e ka vënë të zgjedhë mes një femre apo një mashkulli në Parlament.

Armandi është përgjigjur se do të zgjidhte kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. “Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha ai.

Ndërkohë Ilda ka ndërhyre duke thënë ‘Aaa Basha’. Ndërkohë që mëndoi se e vuri të ftuarin në siklet me pyetjen e saj, Ilda është vënë vetë në siklet me gafën që ka bërë duke e quajtur Bashën Kryetar Kuvendi.

Por ajo e ka kapur gabimin që bëri duke u shfajësuar se mendoi se mos kishte thënë për kreun e PD-së.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura