Iku në një udhëtim humanitar por bllokohet në Indi, ish-Missi bën apelin për t’iu rikthyer punës si mjeke: U ula në dysheme duke qarë …

Mar 26, 2020 | 13:44
SHPËRNDAJE

Ish Miss Anglia iu është lutur qeverisë britanike ta ndihmojë të kthehet në vend për të ndihmuar stafin mjekësor që po përballet me koronvirusin.

Bhasha Mukherjee, e cila punon si mjeke, është bllokuar në Indi dhe nuk është në gendjetë kthehet në Britani për shkak se kryeministri indian Narendra Modi anuloi të gjitha fluturimet jashtë vendit.

24-vjeçarja ishte në  një udhëtim humanitar prej 4 javësh dhe është bllokuar në Indi. Ajo ka punuar në në Spitalin Pilgrim në Boston, Lincolnshire, para udhëtimit të saj dhe tani ndihet fajtore që nuk ndihmon dot kolegët e saj.

“Është një situatë ankthi, mendova se do kthehem në shtëpi dhe në punë. Janë qindra njerëz që po qëndronin në aeroport me valixhet në duar. Unë thjesht isha ulur në dysheme duke qarë. Të gjithë qanin duke provuar dëshpërimisht të ktheheshun në shtëpi. Ndihesha si refugjatë e ngecur në dhomën time dhe plotësisht e padobishme. E di që kjo është një pandemi globale, por nuk kam asnjë ide se si ta trajtoj situatën,”- tha ajo.

Mis Mukherjee, e cila lindi në Indi dhe u transferua në Derby kur ishte nëntë vjeç, filloi punën si mjeke vitin e kaluar pasi u kurorëzua Miss Angli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura