‘Iku djali, s’kam lekë, jam specialist pa punë’, Rama sfidon qytetarin: Për 24 orë të gjej unë, por ama…

Apr 21, 2018 | 13:19
SHPËRNDAJE

Një nga banorët e Lushnjes, specialist dikur në OSHEE i ka qarë hallin Ramës se ka mbetur pa punë edhe pse është profesionist. Ai ankohet se ka vende bosh, por e kanë sorollatur.

ram1

Debati

Qytetari: Ju keni thënë se në OSHEE janë punësuar edhe këngëtarë. Dhe tjetra keni thënë punë ka, por s’kla profesionist, tani unë jam profesionist, jam pa punë, edhe pse vende ka. Kam kërkuar, më kanë sorollatur, tani zgjidheni këtë, si do punoj unë. Fëmijën e lashë pa master, iku djali, nuk kam lekë të paguaj, tani vjen shtatori prapë, këta mase duan lekë, unë lekë nuk kam.

Rama: E kuptova, mos i bjer shkurt për lekë. Nëse do punë ti personalisht 24 orë më duhet mua ta gjej punën. Por jo në shtet, në provat, ja ku më ke, 24 orë unë ty të gjej punë. Nuk ka asnjë problem, e ta gjej pa mik, me sistemin e zyrave të punës, por historia që janë 15 vende në OSHEE dhe janë 1 mijë veta që i duan dhe nuk shkojnë në privat nuk funksionon. Shqipëria ka një problem, shumë të madhe me zanatet.

Qytetari: pas takimit

Rama: Jo pas takimit, per 24 ore

Qytetari; Po me mba shenim emrin te pakten

Rama; Pse kujton ti se nuk ta gjej dot emrin une ty, edhe numrin e telefonit po deshe..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura