Prishja e murit rrethues të Katedrales Ortodokse, Kisha: Cënon bashkëjetesën fetare në vend

Mar 4, 2015 | 10:15
SHPËRNDAJE

E kane quajtur nderhyrje arbitrare perfaqesuest e Katedrales Ortodokse prishjen e murit rrethues prane Kishes nga IKMT-ja.  Ne nje deklarate per mediat sot Kisha theksoi se qeveria me heret kishte premtuar te bente nje plan te ri qe nuk cenonte murin rrethues te cilin e kane konsideruar te nevojshem per Kishen.

Deklarata per mediat

“Nuk jemi dakort me këtë plan të Qeverisë…Rrethimi i jashtëm ishte i nevojshëm për sigurinë…Ndërhytjet arbitrare, kërcënim për sipërfaqen e territorit….Jemi të detyruar të protestojmë kundër këtyre shkeljeve që cënojnë dhe atmosferën e mirë dhe bashkëjetesen fetare në vend”,- tha perfaqesuesi i Kishes Ortodokse, duke nenvizuar se nuk ishin lajmeruar per nderhyrjen e IKMT-se.

Dje/Vendimi i IKMT për shembjen e murit rrethues të Katedrales Ortodokse ka ndezur reagimin e përfaqësuesve të kishës, që nuk kanë ngurruar të heqin një paralele mes këtij veprimi dhe atyre të shtetit komunist në vitin 1967.

Nis prishja e murit rrethues te Katedrales

“Veprimi është arbitrar, është dhunim i vendit, , abuzim, dhunim i këtij vendi të shenjtë, katedrales Ngjallja e Krishtit, po prishen muret rrethues pa një konsensus me kishën, janë bërë disa diskutime, kisha nuk e pranoi të prishet muri”- tha përfaqësuesi i Kishës dje në një reagim për “News 24”.  

“Ky veprim na kujton 67, veprimet që bëri qeveria ateiste komuniste e kohës, kur shembi objektet e shenjta, kur u prish muri rrethues i Shënavlashit e pastaj vazhdoi e të tjera, ne jemi të indinjuar”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura