IKMT ndërhyn sërish tek diga e Liqenit Artificial, ribllokon punimet: Nuk u zbatua vendimi i gjykatës

May 30, 2015 | 10:57
SHPËRNDAJE

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ribllokuar punimet për bllokun e pallateve pranë digës së Liqenit Artificial. 


Sipas IKMT-së, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Burime zyrtare kanë theksuar për ‘News 24’se punimet nuk mund të vijonin ndërkohë që gjykata ishte shprehur me vendim.

Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e firmës “Gener 2”, që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit në Tiranë, për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoriatit Ndërtimor, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier.

Në janar, kreu i IKMT, nëpërmjet një urdhri, shpalli të pavlefshëm vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, të kompanisë ndërtuese “Gener 2” sh.p.k. Fakti që këto ndërtime do të kryheshin në zonën e Parkut të Madh të Tiranës dhe shumë pranë Digës së Liqenit, u shoqërua me debat të madh publik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura