Ikën nga ISSH, Vjollca Braho në krye të Fondit të Sigurimeve

Dec 30, 2015 | 9:12
SHPËRNDAJE

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së Astrit Becit, Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka emëruar drejtuesen e re, Vjollca Braho. Që nga janari i vitit 2012, ajo drejtonte Institutin e Sigurimeve Shoqërore, duke realizuar një sërë reformash, mes tyre dhe ligji i ri për sigurimet që ka nisur aplikimin në 1 janarin e 2015-s.

Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho
Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho

Gjatë drejtimit të ISSHsë, ndryshoi rrënjësisht mënyra e llogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, që me sistemin e ri informatik uli kohën e caktimit të përfitimeve, saktësinë e tyre, eliminimin e informalitetit dhe rritur cilësinë e shërbimeve. Ndërkaq, po bëhen përgatitjet për të dixhitalizuar edhe listëpagesat në letër që nga viti 1994 deri në 2012-n.

Krijimi dhe implementimi i sistemeve elektronike nxori në pah njëkohësisht gjithë pagesat e padrejta që ishin bërë në vite, përmes falsifikimit të moshës, viteve të punës apo kategorive të ndryshme të punës, duke bërë të mundur që të programohet kthimi në fondin e pensioneve i shumave të përfituara padrejtësisht si dhe të dërgojë për hetime të gjithë fajtorët e këtyre shkeljeve.

Përfundimi i këtij procesi dhe deklarimi online i listëpagesave nga janari i vitit 2013 mendohet të plotësojë llogaritë individuale të kontributeve në formë dixhitale, duke rritur transparencën e kontributeve, shkurtuar kohën e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritur besueshmërinë e njerëzve ndaj skemës së sigurimeve shoqërore.

Një tjetër sukses i institucionit të drejtuar për dy vite nga Braho është ndryshimi i infrastrukturës nëpërmjet riorganizimit të godinave qendrore të ISSH-së, agjencitë e drejtorive rajonale të Tiranës, Durrësit dhe Korçës, si dhe nisja e punimeve për gjithë agjencitë e tjera. Të gjitha këto ndryshime në infrastrukturë kanë sjellë ndryshime në aplikimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Përveç postit që mban në kujdesin shëndetësor, Braho është nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Paraardhësi i saj në FSDKSH ishte Astrit Beci, i cili u dorëhoq në muajin qershor. Deri dje, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, ka mbajtur postin e drejtoreshës së komanduar. Tre muaj më parë, ky institucion u përfshi në një skandali korruptim me skemën e ilaçeve të rimbursueshme, ku përfunduan në pranga disa zyrtarë të këtij institucioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura