Ikën Anjeli, Del Piero presidenti i ardhshëm bardhezi

Mar 10, 2017 | 10:10
SHPËRNDAJE

Skandali “Calciopoli” ishte shumë për Juventusin një çështje që i ndërpreu një cikël fitues, pas të cilit iu desh që të niste gjithçka nga e para. Për këtë arsye, figura e klubit bardhezi nuk pranon më njolla të tjera në kornizën e historisë së tij.

Anjeli logo Juve

Prandaj edhe zhurmat e fundit se Andrea Anjeli u ka lejuar disa bosëve mafiozë, me të cilët edhe është takuar, që të “qeverisin” një pjesë të mirë të biletave të “Juventus Stadium”, çështje për të cilat sektori i “Antimafia”-s mund të marrë në pyetje edhe vetë numrin një të klubit, gjë e cila nuk i bën mirë aspak kampionëve në fuqi. Pa dyshim që diçka e tillë nuk duhej të ndodhte pikërisht tani në Torino në pjesën më të nxehtë të sezonit, edhe pse këto zëra janë përgënjeshtruar nga vetë Anjeli.

Gjithsesi, edhe pse ai është trashëgimtar i familjes, numri një i bizneseve të Anjelëve është Xhon Elkan, presidenti i “Exor”-it, grupi financiar i cili kontrollon dhe menaxhon të gjithë këtë pasuri. Ky është personi që ka në dorë edhe caktimin e posteve, prandaj për të mos lejuar më njollosjen e emrit të Juventusit, Elkan po mediton që t’i kërkojë Andreas që të lërë pozicionin, sepse sulmet ndaj tij po bëhen gjithmonë e më të mëdha.

alessandro-del-piero-sky-sport-770x518

Për të mirën e klubit ai kërkon të vërë në krye një figurë të pastër, si ajo e Alesandro Del Pieros për shembull. “Pinturikio” mbetet një ikonë, prandaj kush më mirë se ai mund të ishte presidenti i ri i Juves, një personazh që admirohet nga lojtarët dhe tifozët, por edhe nga kundërshtarët. Për momentin këto janë vetëm thashetheme, por ndoshta në ditët e ardhshme mund të mësohet diçka më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura