Ikardi shënon sërish, por i vjehrri sulmon: Vanda e Mauro, të verbuar nga paratë

Nov 23, 2019 | 8:32
SHPËRNDAJE

Vazhdojnë polemikat pa fund mes Vanda Narës, Mauro Ikardit dhe familjarëve të tyre. Edhe pse sulmuesi argjentinas vazhdon të mos ndalet së shënuari me skuadrën franceze (10 gola në 11 prezenca), teksa dje i japi rrugën suksesit 2-0 të PSG-së ndaj Lilës, Ikardi dhe Vanda sulmohen nga babai i modeles argjentinase, Andres Nara. 

vanda ikardi

“Me Vandën nuk flasim. Në këtë fazë të dy janë të ‘verbuar’ nga fama, nga paratë dhe situata që jetojnë, kanë frikë nga personat që i afrohen. Nuk më pëlqen kur dikush është i paarritshëm vetëm sepse ka famë dhe para. Do dëshiroja të flisja me Mauron sikur të ishte një djalosh normal, por as ai dhe as Vanda nuk janë më. Vanda ka arsyet e saj edhe pse nuk ka ndodhur asgjë për të mos më folur. Ndoshta e shqetëson se në disa raste, me të drejtë kam mbrojtur Maksi Lopezin, por fakt është që si baba i dy fëmijëve, Maksi ka të drejtë t’i takojë ata sa herë që e kërkon”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura