Ikardi-Kualjarela sfida “shekullore”, duel golash në fortesën “Marassi”

Mar 18, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

Ndonjëherë për të gjetur golin dhe ndjesitë e duhura idealja është të rikthehesh atje ku ka nisur gjithçka. Edhe pse “Marassi”, ku ka shpërthyer (në atë kohë ende minoren), Mauro Ikardi pritet gjithmonë në mënyrat më të kë- qija. Si në 13 prillin e 2014-ës, hera e parë me fanellën zikaltër që përballet me ish-bashkëshortin e Vanda Narës, Maksi Lopez,që në mesfushë refuzoi t’i japë dorën rivalit.

Sampdori

LETARG – Tani, kapiteni interist rikthehet në fushën e Sampit me një mision të qartë. Të shënojë për të ringritur vërtet Interin pas shumë hapash falsë. Gara për Champions ndodhet në pikën kulminante, fakti që dy romanet kanë ecur përpara në kupat e Europës mund të ndihmojë, por një tjetër barazim (janë tashmë gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit) nuk do konsiderohej më një rezultat pozitiv.

Ikardi

Tani që skuadra duket “e blinduar” në mbrojtje, duhet rimëkëmbur edhe sulmi. Dhe Ikardi nuk shënon nga 5 janari i kaluar (Fiorentina-Inter, 1-1). Sot bëhen 71 pa gol: një fakt i paprecedentë me fanellën e Interit, rekordi është 75 mes marsit dhe majit 2013, viti i fundit i argjentinasit në Gjenovë.

FRENIM PËR TË DY – Bashkë me të, është ndalur edhe Interi. Që deri në javën e 15-të kishte një mesatare prej më shumë se dy golash për ndeshje (33 në total, 16 nga të cilat të regjistruar nga kapiteni). Një mesatare që në 12 të radhës ka zbritur në 0,66 (9, Ikardi me 2). Skuadra e Spaletit, ndër të tjera, nuk fiton në transfertë prej thuajse katër muajsh (25 nëntori, në Kaljari).

Ikardi2

Dhe, si konfirmimi që Ikardi është “busulla” e golave të zikaltërve, pikërisht në Sardenjë Mauro firmosi një dopietë. Bomberi momentalisht është i ndalur në kuotën 99 gola në Serinë A, nga të cilët 10 të parët pikërisht me Sampdorian: skuadër kundër së cilës, ndërkaq, i ka shënuar 6 herë në kategorinë superiore italiane, më shumë vetëm kundër Fiorentinës (10) e Juves (7).

Kuajarela

Ku të vetmit “shekullorë” të mbetur janë Pelisie (108), Higuain (110) e Kualjarela (125). Pikërisht sulmuesi i Sampdorias ndjek Ikardin me një rrjetë larg klasifikimit të golashënuesve të këtij sezoni. As ai nuk shënon prej tri ndeshjesh, por në katër përballjet e fundit i ka ndëshkuar gjithmonë zikaltrit.

“MARASSI” FATAL – Ndër të tjera, në favor të skuadrës së Marko Xhaimpaolos, qëndron një tjetër statistikë, e lidhur me precedentët e ndeshjeve në shtëpi: këtë vit, në fakt, bardheblutë kanë fituar plot 10 ndeshje nga 14 mes mureve të “Marassi”-t (një “fortesë”); ku ka mposhtur, ndër të tjerat, Milanin, Juventusin e Atalantën, e ka barazuar me Romën.

Kujarela Zhoao Mario

Në 3 sfidat e fundit Samp-Inter, zikaltrit kanë dalë me vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet (barazim më 4 tetor 2015). Pra, ka mjaftueshëm tregues për të ndjekur sfidën në ringun “Marassi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura