Ikardi drejt Monzës? Galiani jep përgjigjen në lidhje me transferimin e argjentinasit: Mbajini mend fjalët e mia

Aug 14, 2022 | 17:43
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Mauro Ikardit është ende në pikëpyetje, me sulmuesin argjentinas që pritet të largohet shumë shpejt nga PSG, por ende nuk ka asnjë klub që ka dërguar një ofertë zyrtare.

ikardi-galiani

Siç raportuan mediat italiane, Monza ishte gati për të afruar sulmuesin dhe të bënte një ofertë për të.

Por këtë lajm e ka përgënjeshtruar Adriano Galiani, i cili është shprehur se skuadra nuk ka nevojë për një sulmues tjetër.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Ikardin, mbajini mend fjalët e mia! Ne nuk kemi nevojë për sulmues, pasi transferuam Andra Petanjan”, u shpreh 78-vjeçari, i cili nuk e shikon argjentinasin në planet e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura