“Ik thyej qafën, je në Shqipëri këtu”, Barka tregon në median greke sherrin me Ngjelën: Jam kërcënuar

Sep 22, 2018 | 12:38
SHPËRNDAJE

“Kam marrë shumë telefonata, mesazhe me fyerje, shpifje dhe kërcënime ekstreme … “. Keshtu eshte shprehur per median greke “Protothema” studiuesi Panajot Barka, i perfshire ne nje sherr te forte me avokat Spartak Ngjelen ne studion e Artur Zhejit, “360 grade”, dhe u largua ne menyre demonstrative nga emisioni, pasi Ngjela i tha “thyej qafen”.

ngjela

gazeta i referohet deklarates se studiueses elena kocaqi, qe tha se “Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?”.

Duke folur per sherrin me Ngjelen, Barka ka sqaruar per median greke: “I shpjegova se termi “shqiptar” është riformuar rishtas në shekullin e 18-të e 19-të dhe shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb”.

Sipas Barkes, territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, qe i perkasin popujve te tjere, e per kete merr si shembull edhe ali Pashen.

“Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët. Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë u thashë atyre se ju nuk mund të shihni realitetin nëse nuk e demistifikoni historinë”- sqaron me tej Barka, duke shtuar se “duhet të konsideroni veten me fat që keni një fqinj si Greqia, qe i dha shume botes.

SHERRI ME NGJELEN 

https://www.youtube.com/watch?v=ssKCbAty8Dk

Barka: O Zheji…

Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.

Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre ore jashtë ate, te thyeje qafen, eshte ne Shqiperi ketu.

Barka: Më vjen keq tani. Më thërret ketu njerëz që nuk peshojnë as dy gramë.

Ngjela: Ik ore thyej qafen, vazhdojme ne. E more supen, ik, hajde, nuk flasim budalleqe ketu tani te lutem.

Gjatë debatit, studiuesi nga Dropulli u shpreh se kishte zbuluar që fisi i Ngjelës është me origjinë greke.

“Gjeneralët që kanë bërë grushtin e shtetit, ishin edhe ushtarak në Shqipëri. Fisi i Ngjelës rrënjë pas rrënje ishin në Greqi dhe ishin grekë. Ka familje të cilat në Lunxhëri që është i njëjti trung dhe mbiemër”, tha Barka.

Kaq ka mjaftuar që avokati t’i kundërvihet Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’ etj.

Më herët gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër.

Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura