“Ik se s’do dalësh bosh atje”, si i grabiste vilat në Lundër grupi kriminal. Nga ndarja e “fitimit” tek shpjegimi nëpërmjet “Google Maps”

Apr 17, 2021 | 9:52
SHPËRNDAJE

tori-850x450

Disa ditë më parë, Policia e Tiranës goditi një grup që grabiste vilat luksoze në zonën e Lundrës, grup që drejtohej nga Hektor Qirjazi, i njohur ndryshe me emrin Dorian Llamani, i dënuar në Greqi.

Një prej personave të arrestuar për vjedhjet është edhe Dajvid Dosti, i cili ka zbuluar e njoh Dorjan Qirjazin që në Skrapar dhe më pas ka komunikuar vazhdimisht me të në “Messenger” për t’u takuar në Tiranë, ku i bëri edhe ofertën për të bërë vjedhjen e një vile në zonën e Lundrës.

Dosti ka shpjeguar se njihet me Dorjanin prej rreth 6-7 muajsh, pasi ka ardhur në Skrapar se ka njerëzit e tij. Me Dorin ka pirë cigare dhe aty janë njohur dhe kanë bërë muhabet të përgjithshëm. Komunikimi i parë ka qenë para vitit të Ri dhe më pas ka ardhur në Tiranë ku janë takuar në zonën e “Astirit”.

Më 10 prill, Dorjan Qirjazi e ka marrë në “Messenger” dhe i ka kërkuar që të vijë në Tiranë pasi po ndërronte shtëpinë dhe donte ta ndihmonte në transportimin e plaçkave. Dosti ka ardhur në Tiranë në datë 11 prill dhe janë takuar për kafe në zonën e Astirit, ku Dorjani i tha që të shkonin në banesën e tij për të ndërruar plaçkat e shtëpisë.

Ka qenë pikërisht Dorjan Qiriazi që ka përgatitur planin e grabitjes duke i orientuar të tjerët lidhur me vendndodhjen e vilës përmes “Google Maps”. Mësohet se ky i fundit është dënuar më parë për “kultivim lëndësh narkotike”. Në poshtë, dosja e plotë e Prokurorisë së Tiranës.

DEKLARIMET NE DOSJEN E PROKURORISE

640-0-607815bd88f80

Më datën 12.04.2021, grupet e vëzhgimit të Forcave Operacionale Speciale, si dhe ato të Policisë Kriminale janë vendosur në Unazën e Re, në zonën e ish-Bllokut, në zonën e Lundrës, pranë Qendrës Tregtare “TEG”, pasi dyshohej se një grup shtetasish, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, janë përgatitur për të kryer vjedhje me armë të një pike “Exchange”, me adresë rruga “Teodor Keko”, pallati “Romario”, Seksioni B, Nr.5, në krahë të një banke të nivelit të dytë, ngjitur me një supermarket, në Yzberisht, Tiranë.

Në dinamikën e veprimeve dhe të ndjekjes së këtyre shtetasve, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: Dajvid Dosti, 22 vjeç, lindur në Çorovodë dhe banues në Poliçan; Dorjan (Hektor) Lamani (Qirjazi), 37 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Sarandë; Klodian Çypi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Derven, në Fushë-Krujë; Halil Topalli, 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Tapizë, Tiranë; Redian Begaj, 32 vjeç, lindur në fshatin Bolenë, Vlorë, banues në Vlorë.

Është marrë deklarim personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasit Asllan Hafuzi, i cili ka qenë duke punuar si taksi në vendin e caktuar dhe të licencuar nga Bashkia Tiranë, konkretisht te qendra tregtare “TEG”.

Ka qenë në radhë duke pritur për pasagjer në kohën që një person i seksit mashkull është afruar te taksia dhe ka kërkuar për t’i shërbyer për në zonën e “Astirit”. Në momentin që pasagjeri ka hipur në taksi, nga ana e drejtuesit të mjetit Asllan H. është ndezur dhe taksimetri.

Pasi ka filluar lëvizjen me mjet, i është bllokuar lëvizja nga dy mjete të tjera, ka ndaluar qarkullimin dhe nga dy mjetet e tjera kanë dalë disa persona të armatosur, të cilët janë prezantuar si punonjës të Policisë. Është bërë prangosja e personit që ishte pasagjer.

Është kontrolluar mjeti dhe nuk është gjendur asgjë e kundërligjshme.

Drejtuesi i mjetit, Asllan H., ka deklaruar se nuk kishte dijeni se çfarë kishte bërë personi që kërkoi shërbimin taksim, si dhe nuk e kishte parë herë tjetër.

Është marrë deklarim personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për shtetasin Dorjan Dosti, i cili ka shpjeguar se njihet me shtetasin me emrin Dorjan, mbiemrin e të cilit nuk e di, me Dorin ka rreth 6-7 muaj që njihet pasi ka ardhur në Skrapar se ka njerëzit e tij ne qytetin ku banon.

Me Dorin ka pirë cigare dhe aty janë njohur dhe gjatë kësaj kohe kenë bërë muhabet të përgjithshme.

Ka folur në telefon dhe para Vitit të Ri ka ardhur në Tiranë dhe ka takuar Dorjanin, në zonën e “Astirit”.

Më datë 10.04.2021, shtetasi Dorjan Qirjazi e ka marrë në rrjete sociale “Messenger” dhe i ka kërkuar që të vijë në Tiranë pasi ai po ndërronte shtëpinë dhe donte që ta ndihmonte në transportimin e plaçkave.

Dorjan Dosti ka ardhur në Tiranë më datë 11.04.2021 rreth orës 11:30 është takuar me Dorjanin në zonën e “Astirit” dhe kanë pirë kafe dhe ai i tha që të shkonim në banesën e tij për të ndërruar plaçkat e shtëpisë. Më pas kanë shkuar në banesën e Dorjanit ku aty ishin bashkëshortja e Dorjanit dhe mamaja e bashkëshortes së tij.

Bashkëshorten e tij e ka takuar një herë para Viti të Ri. Ka ndihmuar Dorjanin të transportonte plaçkat nga një banesë në banesën e re që kishte marrë me qira. Më datë 11.04.2021, pasi mbaruan me plaçkat ka shkuar për të fjetur në shtëpinë e motrës, e cila quhet Nertila Hysko, me banim në zonën e “Kombinatit”.

Më datë 12.04.2021, rreth orës 10:00 e ka marrë në telefon ne rrjetin social “Messenger” shtetasi Dorjan Qirjazi, i cili i ka thënë që duhej të takoheshim. Rreth orës 10:30 janë takuar te një lokal në zonën e “Astirit”, i cili ishte vetëm. Gjatë kësaj kohe ai i tha që ishte një punë dhe nëse e bënte dot ose jo. “Ai më tha se ishte një shtëpi te ‘TEG’-u dhe se do ta vjedhim. Unë i thashë se do e bëjë, ai më tha ‘ok’”, tregon Dorjan Dosti. Gjatë kësaj kohe, nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim.

Ai i ka treguar nëpërmjet “Google maps” banesën që do të vidhnim, pra nëpërmjet hartës. Dorjani i ka thënë që në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë. Gjithashtu ai i ka thënë: “Ik se nuk do dalësh bosh atje”.

Gjatë kësaj bisede që kanë bërë, gjithashtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha Dorjan Dosti dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani Qirjazi.

Gjithashtu, Dorjani i ka dhënë një vegël si krik dore, të madh, për hapje dyersh, një kaçavidë të madhe pllakë dhe një radio marrëse dhënëse, ai i ka thënë që të më ndihmonit të hapja dyert, nëse do të kishte ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhte banesën do të takoheshin te shtëpia e tij në zonën e “Astirit” për të ndarë lekët.

Rreth orës 12:30, kanë dalë së bashku nga kafja dhe është afruar një makinë tip “Ford”, targat e së cilës nuk i di, me ngjyrë blu. Dorjani i ka thënë që personat që ishin në makinë ishin shokët e tij dhe se do e çonin në vendin ku do të bënte vjedhjen e banesën. Dorjani nuk ka shkuar me ata, ai do të shkonte më pas. Ka hipur në mjetin tip “Ford” dhe nga “Astiri” janë drejtuar për në drejtim të qendrës tregtare “TEG”.

Personi që ishte në timon ishte rreth moshës 35-40 vjeç, me trup mesatar, me gjatësi rreth 165 cm, me flokë të zeza të shkurtra, fytyrë të rregullt, pa mjekër, i cili kishte veshur një bluzë të zezë, me një palë pantallona blu xhins.

Personi tjetër që ishte ulur në sediljen e parë të pasagjerit, ishte rreth moshës 30 vjeç, me trup pak të shëndoshë dhe me gjatësi rreth 180 cm, veshja e të cilit nuk i kujtohet. Me shoferin e automjetit ka komunikuar pak, i cili i ka thënë “jam shoku i Dorjanit” dhe gjatë rrugës ky person e ka pyetur se nga ishte, i ka thënë që “jam nga Skrapari”.

“Atë nuk e pyeta se nga ishte por nga dialekti dukej që ishte nga zona e Veriut”, tregon Dosti dhe shpjegon se kenë marrë rrugën për nga qendra tregtare “TEG”. Këtë person e kanë lënë te rotondo e qendrës tregtare “TEG”.

Më pas ka zbritur nga automjeti, në dorë ka pasur një çantë sportive ku brenda saj kisha të futur mjetet që do më ndihmonin që të hapte dyert dhe radion, me të cilën të komunikonte. Është nisur në drejtim të shtëpisë me anë të telefonit nëpërmjet “Google Maps” siç i kishte treguar Dorjani.

“Drejtimi që unë mora në fillim ishte majtas dhe më pas djathtas dhe gjithë kësaj kohë orientohesha nga telefoni për drejtimin e banesës”, tregon ai.

Më pas kam kapërcyer murin e shtëpisë dhe ka hyrë në oborrin e banesës. Ka marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese, e cila ishte e hapur fare. Menjëherë ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar nëpër shtëpi ku nuk kishte asnjë banor të saj. Pasi ka kontrolluar te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë ka gjetur një kasafortë, e cila ishte e mbyllur, e ka hapur me kaçavidën dhe krikun që kishte me vete në çantë. Gjithashtu, gjatë gjithë kësaj kohe që ka qëndruar në banesë përreth një orë ka komunikuar me radio marrëse-dhënëse.

Kasaforta ishte me kod dhe ka qëndruar rreth një orë për ta hapur, pasi e ka hapur aty kishte një shumë të konsiderueshme parash, të cilat ishin në euro, lekë shqiptare nuk kishte, shuma në euro nuk e di sa ishte por ka marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë ka marrë edhe disa bizhuteri, të cilat ishin në kuti të ndara, pasi ka marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip “Samsung”. Gjithashtu, ka marrë dhe një palë vëthë, gjithashtu ka marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh “Palay Stacion”.

Më pas, ka dalë nga kjo banesë ku ka qëndruar rreth një orë dhe ka marrë drejtimin për të dalë andej nga ka hyrë, pra duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese. Pasi ka kapërcyer murin ka ikur për nga qendra tregtare “TEG”, në drejtim të disa taksive dhe gjatë kësaj kohe është arrestuar nga Policia.

Personat e tjerë ka deklaruar se nuk i njeh me emra pasi ishte hera e parë që i shikonte, por po t’i shohë përsëri edhe mund t’i identifikojë. Ka theksuar se ka lëvizur në mjetin tip “Ford”, emrat e personave që ndodheshin në makinë nuk i dinte, ndërsa Dorjani nuk e di me çfarë mjeti ishte. Ka komunikuar me një radio marrëse-dhënëse të cilën ja kanë dhënë.

Kasaforta ishte e mbyllur, ishte me kod, me ngjyrë gri e ka hapur kasafortën me krikun me vakum, të cilën e ka vendosur në të gjitha anët e saj për ta hapur gjithashtu ka përdorur dhe kaçavidën. Nuk e di se kujt mund t’i ketë thënë Dorjani për vjedhjen e banesës por ai nuk ka komunikuar me asnjë person tjetër.

Janë pyetur në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetimet, personat e arrestuar Dajvid Dosti, Dorjan Lamani, Klodian Çypi, Redjan Begaj dhe Halil Topalli por nuk kanë dhënë shpjegime. Për të gjitha provat materiale të sekuestruara nga ana jonë janë bërë vendimet e ekspertimeve daktiloskopik-vlerësues dhe vendimet e ekspertimit kompjuterik për aparatet celularë.

Për sa më sipër duke kryer veprimet e mësipërme ka dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se shtetasit Dajvid Dosti, Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj kanë kryer veprën penale të “Vjedhjes me pasoja të rënda” e kryer ne bashkëpunim, të parashikuar nga neni 134/3-25 të Kodit Penal. Në këtë fazë të procedimit nuk ka ndonjë të dhënë ose provë për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, por kemi vetëm dyshime të cilat i kemi shpjeguar edhe më lart.

Gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të arrestuarve duhet të ketë parasysh që vepra penale e kryer ka cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar pronën, të mbrojtur nga Kushtetuta dhe posaçërisht nga legjislacioni penal, rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasojat e ardhura nga vepra penale, moshën e të dyshuarve, sanksionin që parashikon dispozita për këtë vepër penale, faktin që kanë qenë të padënuar, si dhe në tërësi rrethanat e ngjarjes.

Në rastin konkret, rrezikshmëria shoqërore e veprës dhe autorit të saj plotëson kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, për caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit shtrëngues, të cilat parashikohen nga nenet 228, 229, 230 e në vijim të Kodit të Procedurës Penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura