Igli Tare shpallet menaxheri i vitit, shqiptari godet në merkato dhe afron te Lacio mesfushorin e Junajtid

Sep 29, 2020 | 18:21
SHPËRNDAJE

Te Lacio vërshojnë vetëm lajme të mira dhe i pari vjen nga Vedat Muriqi. Blerja 20-milioneuroshe e kësaj vere, pas rezultimit pozitiv me Koronavirus, duket se e ka mundur “COVID”-in, pasi tamponi i parë që ka bërë dje ka rezultuar negativ, ndonëse për konfirmimin absolut duhet të bëjë sot edhe të dytin, për të parë nëse rezultati i parë ka qenë i saktë. Kjo do të thotë se për bomberin e Kosovës, i cili la Fenerbahçen për Lacion, afron dita e zbritjes në grup me skuadrën dhe nisjen e stërvitjes nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi.

Inzaghi-Tare_DAN0731-1-1

VJEN PEREIRA – Por nëse Muriqi shërohet, Lacio pret të përqafojë edhe fantazistin e ri. Bëhet fjalë për Andreas Pereiran, 24-vjeçarin belg, por të natyralizuar brazilian, i cili do t’u bashkohet të kaltërve brenda 2-3 ditëve të ardhshme. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv, Igli Tare, pas ceremonisë së marrjes së çmimit “Scopigno e Pulici”, që i dhurohet “Menaxherit të vitit”. “Inzagi tha se jemi pak vonë me merkaton? Ndoshta po, jo për fajin tim, por për të gjithë kaosin me të cilin po përballet bota prej pandemisë. Kritikat ndaj nesh? Jam i lodhur së dëgjuari ato, janë totalisht absurde.

Këto nuk i meritoj as unë dhe as skuadra, sepse çdo vit thonë se startojmë nga radha e pestë e nisjes dhe në fund vetëm përgënjeshtrojmë kritikat. Kjo situatë është bërë e padurueshme. Kam 12 vite që punoj për Lacion dhe jap çdo ditë më të mirën time për të kompletuar këtë skuadër, ndonëse mendoj se grupi do të kompletohet gjatë pauzës së kombëtareve. Pereira? Po, mund të them se është një lojtar yni, zbarkon në Romë brenda 2-3 ditëve. Me Pereiran afrimet tona janë katër, pas Muriqit, Faresit dhe Hëdetit. Mendoj se me kaq jemi të kompletuar, për më tepër pas asaj që pamë në Kaljari, ku morëm tri pikët e parë në kampionat”, tha Tare.tare lotito

ELOZHET E INZAGIT – Ndërkohë, për Igli Taren nuk mungojnë as elozhet e trajnerit të Lacios, Simone Inzagi: “Kam folur me Taren, por edhe me Perucin lidhur me faktin se në merkato jemi disi me vonesë. Gjithsesi, unë dhe e gjithë skuadra ka besim të plotë tek Igli, i cili ka shumë vite që tregon se është një maestro i blerjeve. Kontrata ime? Unë dhe klubi jemi në sintoni të plotë, por kur të vijë koha, do të ulem me Taren dhe Lotiton për të biseduar me ta”, tha trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura