Igli Tare bën gati “magjinë” e radhës, gati të firmosë me lojtarin që u shkëmbye me 250 euro dhe 25 topa futbolli

Mar 31, 2023 | 20:01
SHPËRNDAJE

Igli Tare e ka treguar vazhdimisht se është një nga ekspertët më të mëdhenj sa u përket okazioneve në merkato, duke gjurmuar lojtarë me kosto të ulët të cilët i kthen në kampionë të bardhekaltrit e Lacios. Dhe duket se drejtori sportiv i shqiptar i Lacios por bëhet gati për “magjinë” e radhës.

tare

Mediat italiane raportojnë se ai ka nisur negocioatata me Beshiktashin për transferimin e një futbollisti i cili pritet të zërë vendin e Milinkovisç-Saviç apo Luis Alberto gjatë verës, pasi një prej këtyre lojtarëve pritet të largohet nga bardhekaltrit pasi ka oferta të rëndësishme për ta.

Bëhet fjalë për portugezin Gedson Fernandez, i cili duket se po kthehet në nivelet e tij më të mira, që e bënë shpejt pjesë të klubeve si Benfika, apo edhe e përfaqësueses së Portugalisë. Lojtari ka kaluar një dëmtim të rëndë në vitin 2020 dhe vetëm së fundmi e ka lënë plotësisht pas, duke dhuruar edhe një herë magjitë e tij në fushën e lojës me klubin e Beshiktashit që e bleu nga Benfika. Ky i fundit, në vitin 2008 e kishte afruar futbollistin e talentuar në moshë shumë të re me një marrëveshje të çuditshme.

sadasdasdsadsadsad

Ai luante asokohe për ekipet e moshave të Frielas, lagjes së tij në Lisbonë. Sporting ishte i pari që siguroi fillimisht një marrëveshje me futbollistin për t’u transferuar te ky ekip falas. Por presidenti i Benfikës asokohe nuhati talentin e djaloshit dhe i propozoi Frielas një marrëveshje. Ai i dhuroi klubit 250 euro dhe 25 topa futbolli, dhe më ps trajneri i tij te Frielas që bindi futbollistin të bashkohej me Benfikën ku nisi karrierën mes profesionistëve dhe u bë një emër i njohur në futbollin europian.

Sigurisht, Tare nuk mund të bëjë më një shkëmbim të tillë, por shifra 9 milionë euro që raportohet se kërkon Beshiktash për të, duket si një investim i mirë për një lojtar 24-vjeçar i cili ka potencialin që të bëhet një emër i rëndësishëm në futbollin europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura