Idrizi me strukturat në Vlorë: Tahiri ka axhendë të ndryshme nga PDIU, do kërkojmë postin e zv/ministrit të Jashtëm

Apr 25, 2015 | 22:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, në një takim që pati sot me strukturat e partisë në Vlorë, duke iu referuar mungesës së Dashamir Tahirit në këtë mbledhje ka deklaruar se deputeti “mesa duket ka një axhendë tjetër me atë të kryetarit të PDIU”.

Burime nga mbledhja, që u mbajt në pallatin e kulturës të qytetit, thanë se Idrizi ka shtuar se PDIU është “një”, përpos qëndrimeve të Tahirit.

Shpëtim Idrizi

Gjatë mbledhjes Idrizit është shprehur se PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri, pasi do të kërkojë postin e zv/ministrit të Jashtëm.

“Do kërkojmë zv/ministrin e Jashtëm. PDIU rikonfirmohet një forcë politike e fortë. Jemi koalicion, do mbështesim koalicionin. Deputeti Dashamir Tahiri ka një axhendë tjetër. Tahiri s’është në linjën e kryetarit të PDIU. PDIU është një edhe pse Tahiri nuk është. PDIU do të ketë përfaqësi në qeveri”, tha Idrizi në takim me strukturat në Vlorë.

Idrizi theksoi se nuk “është e vërtetë që do të kërkojmë drejtorinë e Portit të Vlorës”, teksa mësohet se ka pasur debate mbi çështjen e punësimeve dhe legalizimeve.

Pak ditë më parë, gjatë prezantimit të kandidaturës së PD për Vlorën, u vu re prania e deputetit të PDIU Dashamir Tahirit në krah të Lulzim Bashës. PDIU i është bashkuar koalicionit me PS për zgjedhjet e 21 qershorit.

Tahiri i PDIU në krah të Bashës gjatë prezantimit të kandidatit të Vlorës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura