Idrizi: Erdhi në kohë të vështira, por kështu donin dhe tifozët

Apr 19, 2018 | 9:29
SHPËRNDAJE

Sinan Idrizi pranon dorëheqjen e Shpëtim Duros. Lajmin e largimit nga Flamurtari të trajnerit tiranas, administratorit ia përcolli drejtori Ardi Behari. Derisa u largua nga stadiumi, Duro nuk e kishte telefonuar Idrizin, i cili nuk ishte i pranishëm dje për të ndjekur ndeshjen.
idrizi-470x303
I kontaktuar nga “Panorama Sport” në mbrëmje, në linjë telefonike nga Turqia, kreu i klubit konfirmoi se e pranon dorëheqjen e trajnerit, ndërsa e falënderon atë për bashkëpunimin prej më shumë se një viti. “Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse ta falënderoj shumë trajnerin Duron për bashkëpunimin. Më vjen keq që largohet. Unë sigurisht që e pranoj dorëheqjen e tij, pasi kështu ndoshta mendonte edhe tifozëria vlonjate. Duro erdhi në kohë të vështira te Flamurtari. Ai ishte trajneri më i mirë dhe më korrekt që nga koha që unë drejtoj klubin. Ishte shumë qytetar dhe unë e falënderoj për gjithçka. Duro është njeriu i sfidave, por kjo sfida jonë me sa duket kaq ishte e thënë të vazhdonte. Doja që me Duron ne të vazhdonim dhe të kishim një projekt afatgjatë, por nuk na eci. E falënderoj shumë dhe e vlerë- soj për profesionalizmin që ka”, deklaroi fillimisht Idrizi.

I pyetur për pasuesin e Duron në krye të pankinës vlonjate, administratori theksoi se deri në fund të kampionatit do të ketë një trajner të komanduar. “Ende nuk kemi vendosur çfarë do të bëjmë, por do të ulemi  sot dhe do të marrim një vendim. Por, me shumë gjasa do të jetë një trajner i komanduar deri në fund të sezonit”. Më pas, i pyetur nëse do të merrte masa ndaj lojtarëve për këtë eliminim nga Kupa, Idrizi u shpreh: “Jo, nuk kam çfarë mase të marrë për futbollistët. Gjithçka mbyllet këtu me dorëheqjen e trajnerit”. E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura