Idrizi drejton për herë të parë seancën plenare, e quan Keidin ‘zonjë’

May 28, 2015 | 19:39
SHPËRNDAJE

Sot ishte seanca e parë që Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet drejtoi seancën parlamentare, një javë pas zgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit. Në mungesë të kryeparlamentarit Ilir Meta, Idrizi drejtoi disa orë seancën. Por si për çdo punë, për herë të parë, kuptohet që edhe kreu i PDIU-së do ketë pasur emocionet e tij.

Shpetim Idrizi

Kjo mund të dallohej edhe gjatë një momenti kur nënkryetari i Kuvendit thirri për të marrë fjalën deputeten e LSI-së, Keidi Mehmetaj dhe e quajti atë zonjë.

“E ka fjalën zonja Keidi Mehmetaj…më falni zonjusha”, tha Idrizi.

Keidi është deputetja më e re në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, ndërsa lapsusi i Idrizit mendojmë se është thjesht nga emocionet e herës së parë në krye të Kuvendit.

Me 73 vota pro dhe një abstenim, zoti Shpëtim Idrizi u zgjodh zv kryetar i Kuvendit seancën plenare te nje jave me pare, me propozim të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kjo shkaktoi edhe doreheqjen e Kreut te PBDNJ-se nga i njejti post.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura