Idris Elba në gjendje kritike për jetën? Pas infektimit me koronavirus ylli i Hollywood flet për gjendjen e tij shëndetësore

Mar 21, 2020 | 9:35
SHPËRNDAJE

Pasi aktori i Hollywood, Idris Elba njoftoi se ishte infektuar me koronavirus një video ku thuhej se ai ishte në gjendje kritike për jetën.

Por ylli  47 vjeçar i kinematografisë botërore mohoi thashethemet duke thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dikush postoi një video në YouTube duke thënë se je në gjendje kritike nga koronavirus”- u pyet nga një fans në Twitter.

Dhe aktori u përgjigj: “Janë lajme të rreme, jam mirë për momentin. Faleminderit që më tregove.”

Idris njoftoi të hënën nëpërmjet mediave sociale se ishte diagnostikuar me COVID-19. Ai është izoluar së bashku me bashkëshorten e tij Sabrina.

Ai u tha fansave se nuk ka pasur simptoma të mëdha të pandemisë që ka përfshirë globin.

“Kisha dhimbje koke dhe dhimbje trupi ditën që bëra testin, por vetëm aq,”– u shpreh aktori.

Ai ka treguar se vuan nga astma ndaj tha se është në kategorinë e personave më të rrezikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura