“Idhulli im”- Supermodelja Gigi Hadid publikon foton e Trejsi Sejdinit, zbuloni arsyen që lumturoi modelen shqiptare

Feb 18, 2020 | 14:21
SHPËRNDAJE

Trejsi Sejdini la pas jetën e saj problematike për të filluar karrierën si modele në SHBA.

Dhe menjëherë pas largimit të saj, ajo ka rënë në sy të supermodeles me famë botërore Gigi Hadid.

Kjo për shkak të dy fotove të publikuara nga Trejsi, ku ka veshur një kostum sportiv të Gigit në bashkëpunim me markën e veshjeve “Reedbok”.

Ylli botëror ripostoi fotot e Trejsit në Instagram dhe kjo gjë e ka lumturuar shumë modelen shqiptare, e cila e konsideron një idhull.

“Faleminderit shumë idhulli im”– shkroi Trejsi.

Ndërsa shtoi: “Të dua shumë Gigi.”

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura