“Idhujt e rremë duan të na rrëzojnë”- Basha nga Kurbini: Do ngrihemi më të fortë! Prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë…

Jan 20, 2022 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati, Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se Partia Demokratike nuk do të rrëzohet nga ata që i quan “idhujt e rreme”. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se nuk ka asgjë që do të rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se do të ngrihen më të fortë.

‘Falënderimi i parë i takon demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin në shtëpinë e tyre, të Lezhës dhe Mirditës që na bashkohen. Kjo sallë është mbushur plot e përplot dhe prapë është e vogël për guximin dhe kurajën e demokratëve të Kurbinit, Lezhës. Ndodhemi në një situatë ku askush nuk e dëshironte. Detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i diferencon diçka, aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë.

Aftësia për të folur të vërtetën siç është dhe aftësi për të marrë vendimi i japin demokratëve vlerat më të mëdha. Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim, ndaj jemi bashkë dhe kemi vazhduar në ditët e errëta ku prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë.’, tha Basha.

Më tej ai shtoi: “Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron llumin e shoqërisë dhe ka nxjerrë jashtë institucionet e duke mbushur parlamentin me hajnat, teksa policia tërheq zbvarrë gratë e moshuara që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në Shqipëri vjedhjet sëhkatërrohen për shkak të lidhjes së Edi Ramës me baronët e drogës.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin.

Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë zgjedhore, territorial, vetingut të politikanëve. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët. Nesër do thonë edhe peshkatarët, zdrukthëtarët, vetëm politikanët jo. Pse?

Sepse kanë shumë për të fshehur. E pra, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nuk e shembën dot diktaturën me goditjen e parë. Patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të. E dimë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi në tiraninë e korrupsionit e krimit të organizuar 2 kushte duhet që ta përmbushim këtë: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të Partisë Demokratike, proamerikanë e europiane”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura