Identifikohet pas 5 vitesh, arrestohet shqiptari që sulmoi ministrin grek

Aug 29, 2018 | 10:54
SHPËRNDAJE

Eshte identifikuar pas gati 5 vitesh nga ngjarja, shqiptari që akuzohet se sulmoi ministrin e sotëm të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos. Se fundmi, shqiptari ka rene ne prangat e policise greke. Emri i tij nuk behet i ditur teksa thuhet se sot ai është 23 vjeç.

shqiptari-kamenos

Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, mesohet se ky shqiptar qëlloi politikanin grek dhe u largua.

Ngjarja ndodhi me 18 shtator 2013 në Keracini.

Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku mbeti i vrarë edhe këngëtari grek Pavlos Fyssas.

I riu shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos. Ai thuhet se goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura