Identifikohet muratori shqiptar i arrestuar për lidhje me ISIS-in. Ja emri

Jul 22, 2016 | 22:43
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka publikuar identitetin e muratorit shqiptar të arrestuar dy ditë më parë në Ravena të Italisë, pas dyshimeve për lidhjet e tij me ISIS.

192043731-6ba6afb6-5e5e-4518-aa10-a1825dfea5ef

Ai është Fortion Llusha, 28-vjeçar, arrestuar për terrorizëm. Pak ditë më parë, Llusha raportohet se ka qëlluar me armë në një park publik.

Sipas mediave italiane, i arrestuari është një frekuentues i rregullt i xhamisë.

Mbrëmjen e të shtunës së kaluar, ai doli nga shtëpia dhe në një park publik aty pranë qëlloi dy herë në ajër. Pastaj ai është parë të endej rrugëve, duke bërë gjeste dhe duke folur me vete, me grykën e pushkës së mbushur ende lart.

Të alarmuar nga ky gjest, qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti mbishkrimin në gjuhën shqipe: “Allahu është i madh.”

Nga hetimet e para rezultoi se arma me të cilën shkaktoi panik, ishte e vjedhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura