Identifikohet autori i vrasjes në Elbasan, kush është 20-vjeçari që ekzekutoi Madrit Ulqinakun

Aug 18, 2022 | 7:20
SHPËRNDAJE

Është identifikuar autori i vrasjes së 25-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qytetin e Elbasanit.

Ai është shtetasi Klajdi Shaholli, 25-vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Viktima është përfshirë fillimisht në një konflikt me disa persona. Më pas autori, 20-vjeçari Shaholli, i shpallur tashmë në kërkim nga policia, e ka pritur derisa ka dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonën dhe krehjen e saj me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura