“Ideja e mini-shengenit nuk pritet me entuziazëm në kryeqytetet evropiane”- Vuçiç: Vetëm me lirinë e lëvizjet, Serbia fiton 1 miliard euro

| 20:34
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e thotë publikisht se në disa kryeqytete evropiane nuk ka entuziazëm sa i përket idesë së “mini-Shengenit” ballkanik.

2092413_screenshot-16_ff

Gjatë një interviste në një televizion serb, Vuçiç shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka treguar guxim.

Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është që ata të fitojnë lirinë e lëvizjes, që bizneset tona të fitojnë më shumë. Nëse do të zvogëlonim vonesat e kufijve, do të kursenim 2.5 miliardë në total, për Serbinë të paktën një miliard. Imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Serbi për ato para. Ne do të tërheqim shumë më shumë investitorë sepse ata do të ndjehen shumë më mirë në një treg pak më të gjerë.

Investitorët shikojnë ku ka më pak korrupsion. Ata do të vijnë kryesisht në Serbi. Kemi nevojë për punëtorë, a është më mirë për ne që të kemi një punëtor nga Kumanova apo të presim një kanadez? Kemi infermierët e parë që kthehen, edhe pse pagat e tyre janë akoma të ulëta”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se fuqia punëtore ishte parësore për të.

I pyetur nëse kjo iniciativë mund të përshpejtojë rrugën e Ballkanit Perëndimor për në BE, Vuçiç tha: “Nuk mund ta them vërtet. A jeni i sigurt nëse bëjmë gjithçka dhe një ditë arrijmë një marrëveshje me shqiptarët që ata do të na pranojnë në BE? Nuk jam i sigurt”.

 

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.