Ideja e bujshme/ Nëse kemi finale angleze në Champions, të luhet në stadiumin e…

Apr 30, 2021 | 13:47
SHPËRNDAJE

Pavarësisht nga hyrja e Turqisë në një izolim të plotë prej ditës së enjte, me rastet e Koronavirusit që janë 16 herë më të larta se në Angli, UEFA konfirmoi se finalja e 29 majit do të luhet në Stamboll.

wembley 1

Por, ekspertët e shëndetësisë në Angli do t’i kërkojnë qeverisë europiane të futbollit që ta spostojë finalen në “Uembli” në rast se dy ekipe angleze do të shkojnë atje, Mançester Siti dhe Çelsi. Pas tri vitesh, Europa mund të ketë sërish dy finale angleze në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës (Siti-Çelsi dhe Junajtid-Arsenal).

Dhe për të shmangur udhëtimin e tifozëve në një vend me një numër shumë të lartë infektimesh, anglezët kanë propozuar që ta luajnë të paktën finalen e Champions-it në Londër. Edhe kuotat e kompanive të basteve janë ulur ndjeshëm që finalja të spostohet në “Uembli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura