Ide të thjeshta për tavolinën e Vitit të Ri

Dec 31, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Bëni diçka tjetër në tryezë këtë fundvit me këto dekorime fantastike, që sjellin Vitin e Ri plot ngjyra dhe atmosferë të veçantë. Miqtë do të surprizohen.

1. Pemë në ngjyrë argjendi

Një pemë e vogël Krishtlindjesh në ngjyrë argjendi, do të duket shumë mirë dhe për Vitin e Ri, vetëm nëse e zbukuroni me blu, lejla, të purpurt dhe të zezë. Kapele festive, shishe shampanje në miniaturë, apo shirita të ndezura. Kjo pemë është e përsosur për mesin e tavolinës.

1

2. E artë

Zbukurime në formë yjesh në ngjyrë ari mund të jenë të vetmet ngjyra në këtë tavolinë festive. Mbulesa e bardhë dhe porcelanet gjithmonë ofrojnë një pamje elegante.

2

3. Si dorëshkrim

Vishni disa kordona të hollë me shirita të ndritshëm dhe i rrotulloni rreth pecetës, që të jenë në formë të harkuar.

3

4. Cili është parashikimi?

Shishe të vogla dhe zarf me një sekret brenda. Një dëshirë apo parashikim për vitin që po vjen. Diçka e veçantë apo jo? :) Stiloni bukur të dyja këto, me anë të një shiriti në ngjyrë argjendi.

4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura