Ibra te Monza? Trajneri Broki nuk e përjashton mundësinë, vetëm se fillimisht duhet të …

Mar 29, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Zërat për të ardhmen e suedezit Zllatan Ibrahimoviç nuk rreshtin kurrë, pavarësisht se ai tashmë është 38 vjeç. Këta zëra lidhen më së shumti me faktin se është akoma në formë të mirë dhe duke qenë se e ardhmja te Milani nuk është e sigurtë.

Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450

Një ndër klubet e interesuara për të është dhe Monza e dyshes së famshme Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani, e cila operon në Serinë C, por duke qenë se është në vend të parë me një diferencë të madhe pikësh ka shanse të ngjitet së shpejti në Serinë B.

monza-berlusconi

Në lidhje me këtë temë ka folur dhe trajneri i Monzas, Kristian Broki, i cili në një intervistë për “Tuttomercato” deklaroi:

“Flitet shumë për këtë temë. E kam thënë dhe më parë, ky klub nuk vendos limite në lidhje me rrugën që do të ndjekë. Fillimisht le të fitojmë betejën kundër koronavirusit, pastaj flasim për ëndrrat e Monzës.”

broki

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura