Ibra më pranë Milanit, drejtori i Bolonjës: Nuk vjen tek ne, ka zgjedhur…

Dec 9, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç po shndërrohet në një telenovelë. Të shumta janë klubet që kanë shprehur interes për shërbimet e sulmuesit 38-vjeçar, mes tyre edhe italianët e Bolonjës.

Ibra

Ndërkohë së fundmi, në një prononcim për mediat, drejtori i klubit kuqeblu, Valter Sabatini, i ka shuar shpresat për një transferim të mundshëm të Zllatanit drejt Bolonjës, duke zbuluar se sulmuesi nuk vjen, për shkak se ka bërë një zgjedhje tjetër, që me shumë mundësi do të jetë Milani.

sabatini-bologna

“Ibrahimoviç nuk do të vije te Bolonja. Me të jetuam vetëm një sugjerim të bukur. Ai bëri zgjedhje të tjera profesionale më legjitime në këndvështrimin e tij. Bolonja nuk ka pasur një rol specifik, ne kemi qenë në dritare dhe asgjë më shumë. E gjitha filloi nga raporti personal mes Ibrës dhe Mihajloviçit. Dua ta theksoj se nuk ishte çështje parash. Nëse do të ishte arsye ekonomikë, presidenti ynë Saputo do të ishte ulur me shumë dëshirë në tryezën e bisedimeve me një ofertë tepër konkurruese”, sqaroi Sabatini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura