“Ibra është si një vëlla për mua”, flet Mihajloviç: Do argetohej shumë te Bolonja, shpresoj të mos luajë…

Jan 17, 2020 | 20:16
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç u rikthye në Serie A, teksa vendosi të vazhdojë karrierën te Milani, ndonëse kishte edhe shumë interesime të tjera në drejtim të tij.2025849_3201-ap-rebekah-welch-ds_ls

Një nga skuadrat e interesuara për Ibrën ishte edhe Bolonja, si një dëshirë e madhe e trajnerit Mihajloviç.

Pikërisht ky i fundit ka dhënë një intervistë, ku është shprehur se sulmuesi suedez është si një vëlla për të. “Ibra është si një vëlla për mua, si lojtarë kishim shumë rivaltitet me njëri-tjetrin, por më pas u bëmë shumë miq. Më erdhi shumë keq që ai nuk u bashkua me mua, por unë e kuptoj pse zgjodhi Milanin.

Ai do të argëtohej shumë me ne. Ne kemi një karakter shumë të ngjashëm, më bëhet qejfi që erdhi në Itali. Shpresoj që ai të mos jetë në gjendje të luajë kundër nesh, kështu që unë do të kem një problem më pak për tu shqetësuar.”, u shpreh Mihajloviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura