Ia shkurtuan flokët më shumë seç donte, salloni i bukurisë dëmshpërblen modelen me mijëra euro

Sep 27, 2021 | 21:04
SHPËRNDAJE

Modelja 42-vjeçare, Aashna Roy, kaloi në depresion pasi parukieri ia preu flokët më shumë seç i kishte kërkuar. Përveç kësaj, klientja pësoi edhe djegie të lëkurës së kokës, raporton “Times Now News”.

modelja floket

Në vitin 2018, ajo kishte shkuar në prej salloneve më të mira në Delhi, Indi, dhe i kishte kërkuar stafit t’ia shkurtonin flokët 7 cm, por pasi ka vënë syzet ka kuptuar që flokët e saj ishin më të shkurtra.

Për këtë arsye ajo ishte ankuar te menaxheri i sallonit dhe çështja shkoi deri te drejtuesi i hotelit, kur gruas iu ofrua zgjatje artificiale falas e flokëve dhe trajtime të tjera kompensuese.

Por për modelen kishte lindur dhe një problem tjetër. Për shkak të përdorimit të tepërt të amonikaut, kishte pësuar djegie të lëkurës së kokës.

Roy dërgoi ankesën e saj në Komisionin e të Drejtave të Klientëve. Në seancën gjyqësore u tha se ajo ndihej aq e turpëruar sa nuk shihej më në pasqyrë, i shmangej miqve dhe kishte humbur vendin e punës.

Prerja e flokëve bëri që Roy të pësonte një ‘traumë të rëndë mendore’, të humbte të ardhurat dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë top-modele.

Komisioni i dha dëmshpërblim 20 milionë rupee (rreth 250.000 euro) për dëmin emocional dhe profesional.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura