Ia kërkoi lojtari, Liverpuli merr në stafin e Klop legjendën e penalltive më të famshme në historinë e Botërorëve

Nov 30, 2021 | 19:45
SHPËRNDAJE

Liverpuli do të ketë një legjendë të futbollit botëror si pjesë të stafit teknik duke filluar nga kjo javë. Klubi anglez ka bërë të ditur se tashmë ka nënshkruar me ish-portierin e njohur brazilian, Klaudio Tafarel.

tafarel

Vetë portieri Alison i kishte kërkuar klubit që të kishte Tafarel si pjesë të stafit, pasi mendonte se përkrah tij mund të përmirësonte më shumë disa aspekte të lojës. Ndaj edhe pse të kuqtë kanë dy përgatitës portierësh, ata kanë firmosur edhe me brazilianin, i cili ka filluar punë si pjesë e stafit të Klop, duke u fokusuar specifikisht te Alison.

Tafarel është një legjendë e futbollit botëror, pasi ka veshur për 101 ndeshje fanellën e përfaqësueses së Brazilit. Ai ishte titullar në ndeshjen ku u gjuajtën ato që cilësohen si penalltitë më të famshme të historisë së Botërorëve, në finalen e vitit 1994, ku Brazili i tij mundi nga pika e bardhë Italinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura