Ia hodhi helmimit, kritiku i Putin shihet duke ecur në shkallët e spitalit. Ja çfarë thotë për gjendjen e tij

Sep 19, 2020 | 18:18
SHPËRNDAJE

Kritiku i Putin, opozitari Alexei Navalny ka publikuar një foto duke ecur nëpër shkallë, pesë ditë pasi doli u lirua nga oksigjeni. Navalny u sëmur papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht, ku mandej kaloi në gjendje kome.

alex

Ai u dërgua për mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij dhe ekspertët gjermanë dolën në konkluyionin se kritiku i Kremlinit ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok.

“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkroi Navalny në Instagram.

Kritiku i Kremlinit tha se ai ende nuk mund ta përdorë telefonin dhe ka vështirësi të mbush gotën me ujë apo të ngjitet shkallëve për shkak të paqëndrueshmërisë. Sipas ekipit të Navalnyt, në shishe të ujit në dhomën e tij të hotelit, janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok, por Kremlini i ka quajtur “absurde” këto raportime, që e bënin Rusinë përgjegjëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura