Ia dhuroi nënës së tij 20 vite më parë, shitet në ankand për  206.000 dollarë unaza e Kobe Bryant

May 26, 2020 | 10:51
SHPËRNDAJE

Një unazë 14 karat me diamant e Kobe Bryant është shitur në ankand për më shumë se 206 mijë dollarë.

Legjenda e basketbollit ia kishte dhuruar unazës mamasë së tij 20 vite më parë.

Basketbollisti i ndjerë bleu dy unaza identike për prindërit e tij për të festuar kampionatin e tij të parë në NBA me Lakers në sezonin 1999-2000.

Nëna e tij Pamela Bryant u përpoq të shiste unazat së bashku me disa sende të tjera të Kove por ky i fundit u padi pasi tentoi të ndalonte shitjen e tyre.

Më pas ai ra dakord që prindërit e tij të shisnin 6 artikuj të tij përfshirë edhe unazat. Në vitin 2013 ata ia shitën një koleksionisti për 280,000 dollarë.

Dhe koleksionisti i dërgoi në ankandin Goldin për ti shitur sërish dhe vlera e tyre ishte rritur.

Oferta minimale ishte 15.000 dollarë dhe pas 20 ofertave në total u shit për 206.000 dollarë.

Unaza që Kobe i dha babait të tij pritet të saj së shpejti në ankand dhe mund të shitet më shumë se unaza e Pam.

Ndërsa identiteti blerësit të unazës nuk është zbuluar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura