I zunë pritë, ekzekutohet i riu teksa ishte duke udhëtuar me makinë

Oct 9, 2015 | 8:08
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i vdekur i vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Stajkë të Shkodrës.

Sipas policisë 24 vjeçari Luigj Gjergji nga fshati Pistull, i Hajmelit të Bashkisë Vau Dejes u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Nga të shtënat mjeti ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas të dhënave të para ai ishte duke udhëtuar i vetëm në automjetin e tij tip Audi me targë greke NZP8147 në momentin e ekzekutimit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasje dhe identitetin e autorëve të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura