I zhdukur prej muajit mars, shqiptari nga Kavaja gjendet i groposur në…detaje nga krimi horror

Jul 23, 2020 | 17:32
SHPËRNDAJE

skene krimi

Gjendet i groposur në periferi të Shkupit, trupi i pajetë i një 35-vjeçari shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh në Shqipëri.

Identiteti i viktimës, i cili dyshohet se është vrarë dhe më pas groposur në Maqedoninë e Veriut i përket Riku Beut, 35-vjeçarit që jetonte me familjen e tij në fshatin Kryevidh të Kavajës.

Trupi i tij u gjetur disa ditë më parë, e një polic njoftoi familjen e 35-vjeçarit, e cila u nis për në Shkup duke bërë dhe konfirmimin për identitetin e viktimës.

Autoritetet në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë dhe prej analizës së ADN-së marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut.

Policia shqiptare dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij.

Riku Beu rezultonte i humbur që prej datës 7 mars 2020 në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura