I zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i një 67-vjeçari në një kanal me ujë, ja dyshimet e para të policisë

Jul 9, 2022 | 9:35
SHPËRNDAJE

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë në fshatin Vidhishtë, Roskovec.

1534160269_autokanali1504365220
Foto ilustruese

Dyshohet se viktima me iniciale B. B., është mbytur, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ai ishte zhdukur nga banesa e tij prej datës 7 korrik.

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec

Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura