‘I zgjidh hallet me Dakon’, PD numëron arsyet: Ja pse duhet të arrestohet

Nov 15, 2018 | 14:08
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka numeruar edhe sot arsyet se pse kreu i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako duhet te arrestohet menjehere.

Ne nje deklarate per mediat, deputeti i PD-se, Endri Hasa kujtoi pohimin e vete kreut te bandës Astrit Avdylaj, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, teksa tha ne gjyq se “I zgjidhte hallet me Vangjush Dakon dhe Partinë Socialiste”.

hasa

ENDRI HASA, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Kalimi i ditëve dhe mbulimi i tyre me heshtje dhe me censurë mediatike nuk i zvogëlon përmasat e skandalit dhe krimit elektoral, ku është përfshirë Vangjush Dako.

Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vërtetojnë përdorimin prej organizatës kriminale “Rilindja” të bandës së Avdylajve në Durrës e Shijak për blerjen e votave, në këmbim të favoreve shtetërore.

Vetë kreu i bandës Astrit Avdylaj, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, shpalli ortakërinë mafioze, kur pranoi publikisht se “I zgjidhte hallet me Vangjush Dakon dhe Partinë Socialiste”

Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte arrestuar brenda ditës uzurpatorin e bashkisë së Durrësit, jo vetëm prej dëshmisë publike të Avdylajt, por edhe për shkak se lënia e Dakos në krye të bashkisë së Durrësit, shton mundësitë e prishjes së provave, si dhe të intimidimit të dëshmitarëve.

Është e provuar prej përgjimeve zyrtare se Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve shumë kohë para zgjedhjeve.

•          Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylaj, me nofkën Niçja, të cilit i premton një favor, e provon këtë.

•          Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon sërish me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve.

•          Nga përgjimet, shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Heshtja e Prokurorisë prej më shumë se 3 javësh, pa bërë përpjekjen më të vogël për hetim, konfirmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Ai po e përdor atë për prishjen e provave dhe mbulimin e skemës kriminale që “Rilindja” përdori me krimin e organizuar për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Pa arrestimin e Dakos, s’mund të flitet as për kthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe as të shpresohet se në vend mund të ketë zgjedhje të lira e demokratike.

Pa ndëshkuar krimin elektoral, simbolin e tij Vangjush Dako dhe  dhe autorët e tjerë të këtij krimi, në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë proces normal politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura