I vranë motrën, vëllanë, dajën, kush është pronari i makinës që i vunë tritol

Jun 21, 2017 | 20:12
SHPËRNDAJE

Zbulohen të tjera detaje për vlonjatin që i vunë tritol në makinë, mbrëmë në Vlorë. Ai është Elton Ismaili, i cili tregon se i janë vrarë familjarë më parë dhe ngjarjet kanë mbetur pa autore. Viktima kane mbetur vellai, motra, daja dhe ortaku i tij.

Panorama mëson se Ismaili është dënuar për “pengmarrje”, fillimisht me 14 vjet burg, i akuzuar se mori peng nipin e biznesmenit Sulo Shehu. Më pas ai u ndalua pas vrasjes së motrës së tij, Enkeljeda Ismaili, e cila u gjet e vdekur në muajin e 7 të shtatzënisë.

Ismaili u ndalua nga policia si i dyshuar për vrasje, por kishte alibi dhe u lirua pas dy ditësh nga policia, raporton “Panorama”.

“Panorama” raporton se ne vitin 1996 Ismailt i kane vrarë vëllanë. Vite me vone, ne 2006 i kanë vrarë dajën dhe një vit pas tij, ne vitin 2007 i kanë vrarë motrën.

‘Sikur plasi bomba atomike’, shpërthen automjeti pak metra larg atentatit në Vlorë

Pak minuta pasi ndodhi vrasja e 35-vjeçarit në Vlorë, një automjet ka shpërthyer me tritol. Shpërthimi i mjetit ndodhi vetëm 100 metra larg vrasjes së Fatjon Sinanit.

Bëhet fjalë për një automjet tip Ford Focus me targa AA987KP. Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka lidhje me vrasjen.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Blutë në vendin e ngjarjes thonë se vrasja dhe shpërthimi nuk duket se kanë lidhje me njëri – tjetrin, shkruan G.SH.

Ndërkohë, banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi thanë se ai ju duk “sikur plasi bomba atomike”. “Televizori ra në tokë”, rrëfu një prej fqinjëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 22:58, në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.

Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura