Kush është shqiptari që goditi stjuardesën pse i vonoi sainduiçin (VIDEO)

Apr 1, 2015 | 23:00
SHPËRNDAJE


kosovari që sulmoi stjuardesën për një sandviviç by GazetaExpressTV

Prishtinë- Një tjetër ulje e detyruar ka ndodhur këtë të martë, i fluturimit prej Gjenevës në Prishtinë. Kjo pasi një prej pasagjerëve kosovarë ka shkaktuar një incident në bordin e aeroplanit, raporton KTV.

Avioni i kompanise ajrore Easyjet

Sipas dëshmitareve ai ka goditur një stjuardesë, për shkak se ajo i kishte vonuar sanduiçin. KTV raporton se edhe të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e kosovarit.

Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë. Sulmin e ka konfirmuar EasyJet që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet.

Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga policia, është liruar.

Easy Jet ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura