I vodhi portofolin 32-vjeçares në Gjermani dhe tentoi ta përdhunonte në rrugë, policia arreston të riun në Pukë

Nov 26, 2021 | 19:46
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Pukë pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare dhe i ka marrë portofolin.

policia-naten-2
Foto ilustruese

Ngjarja në fjalë, sipas policisë është regjistruar në qytetin e Berlinit në Gjermani. I riu shqiptar me iniciale K.D. ka ndjekur shtetasen gjermane për në shtëpi.

Banorët e zonës kanë raportuar se 27-vjeçari e ka kapur me dhunë në rrugë duke tentuar ta përdhunojë.

Më pas i riu shqiptar i ka vjedhur portofolin që kishte në çantë dhe është larguar nga vendngjarja. Policia arriti ta identifikojë të riun të cili e shpalli në kërkim derisa u arrestua nga autoritetet shqiptare në Pukë.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një 27 vjeçar i shpallur në kërkim. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit – Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32 vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është sulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj duke tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasit K.D., banues në Fushë Arrës, i pandehur dhe në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori ka regjistruar procedimin penal Nr.55, datë 16.11.2021. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë më datë 26.11.2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura