I vodhi parukieres së lagjes 2 milion Lekë, gjenden armë, maska e pulla fiskale në banesën e hajdutit

Aug 31, 2015 | 15:22
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas i cili akuzohet për vjedhje në banesën e një fqinje. Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka nisur hetimet për Alban Meron, nën akuzën e 4 veprave penale, “Vjedhjes”, “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive”.

Dyshohet se më datën 29, ai ka vjedhur 2 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases me iniciale L.B, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë në parukerinë e saj pranë banesës.

foto ilustruese, per grabitje ne banese
foto ilustruese, per grabitje ne banese

Raportohet se në momentet e grabitjes, në banesë kanë qenë fëmijët e saj, të cilët kanë konstatuar se në dhomën e gjumit, ishte thyer dera dhe ishin vjedhur nje sasi pre 200.000 lekësh të reja.

Kjo shtetase dyshon tek disa persona, banorë të zonës dhe policia ka shoqëruar Meron, në kontrollin e banesës të së cilit janë gjetur armë dhe lëndë narkotike:

“Nje sasi lende bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme ne ere dhe karakteristika si ajo e bimes narkotike Cannabis Sattiva, me peshe 581.8 grame; Nje pistolete kaliber 8 mm (pa numer), se bashku me nje kreher me 18 (tetembedhjete) cope fisheke; Nje pistolete, se bashku me nje kreher me 3 (tre) cope fisheke ne te; Nje pushke model-56, kaliber 7.62 mm, me qyte dhe tyte te shkurtuar, pa gypin e gazrave, se bashku me nje kreher me 6 (gjashte) cope fisheke ne te; Nje pushke sportive pa numer; Nje arme gjahu; Tre krehera ku secili prej tyre me nga 5 (pese) cope fisheke; Dy maska me ngjyre te zeze; Nje feneline me dy llampa me ngjyre te zeze dhe gri; Tete aparate telefoni celulare te markave te ndryshme; Nje dylbi arme; Nje pale dylbi me ngjyre te zeze; Nje qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave; Nje elektrik me ngjyre te zeze, si ato qe vendosen ne koke.

Pas konstatimit te sendeve te mesiperme, eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit A. Mero, i cili ka deklaruar se lenden narkotike, armet luftarke, armet sportive si dhe municionet qe jane gjetur dhe sekuestruar nga sherbimet e policise ne banese jane te tijat. Ai sqaron se armet luftarake dhe municionet kane mbetur ne banesen e tij qe nga viti 1997, ndersa lenden narkotike cannabis sativa e ka blere para 3 vitesh per qellime mjekesore, konkretisht per te kuruar babain e tij te semure. Ai e ka mohuar faktin qe te kete kryer vjedhjen e baneses se shtetases L.B”,- njofton Prokuroria.

Nga kontrolli personal i shtetasit A. Mero atij i jane gjetur nje sasi prej 61.000 leke te reja, per te cilat ai deklaron se kishte kursyer prej disa kohesh.

Nga deklarimi i te arrestuarit, ka disa mosperputhje, gje e cila krijon dyshime te bazuara se ky shtetas eshte autor i mundshem i vjedhjes se baneses se shtetases L.B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura