I vodhi një vajze 3 celularë, një sasi lekësh dhe…arrestohet i riu në Lezhë (EMRI)

Jul 25, 2021 | 12:13
SHPËRNDAJE

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet se i ka vjedhur një shtetase një sasi lekësh, bizhuteri dhe 3 celularë.

Policia-LEzhe

Policia thotë se sendet e vjedhura janë gjetur në një pikë shitje, më pas ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në pranga u vu Xhuljo Berisha, i cili akuzohet për vjedhje dhe përvetësim të parave dhe mallrave.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit Xh. B., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi  dyshohet se i ka vjedhur shtetases V. P., 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, të cilat janë gjetur në një pikë shitjeje dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura