I vjen fundi ditëve me diell, sinoptikanët: Vranësirat mbulojnë vendin, nesër temperaturat…

Jan 23, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

83885367_841550662950941_7048607005698686976_n

Ditëve të bukura me diell po i vjen fundi. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe nesër por gradualisht do të vijë përkeqësimi i motit.

“Në këtë mënyrë pjesa e parë e ditës do të jetë e kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit do të vijnë vranësirat në shtim mesatare deri të dendura. Prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat mesatare dhe të dendura shtrihen në të gjithë territorin.

Në fushën termike temperaturat e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje fare të lehtë nga -5ºC në relievet malore deri në 4ºC në ato të ulta e ato bregdetare. Në vlerat e mesditës ato pritet të arrijnë nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare”, shkruan SHMU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura