Fotot/ I vihet flaka makinës në Shkodër, zbardhen detajet: Autorët e dogjën për të fshehur gjurmët e…

Jun 19, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

SENAD NIKSHIQI/ Një fouristradë është gjetur e djegur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbeg përballë varrezave katolike.

Mjeti me targë AA 710 KC është gjetur i djegur kryesisht në pjesën e përparme. Fouristrada ndodhej e parkuar poshtë një pallati kur ka ndodhur ngjarja. Burime pranë policisë bëjnë me dije se autorët fillimisht kanë tentuar që ta vjedhin atë mjet. Ata më parë kanë këputur fijet duke tentuar që ta ndezin.foto-1

Nuk ia kanë arritur dhe më pas për të humbur gjurmët e tyre dhe shenjat e gishtave atëherë kanë vendosur që ta djegin. Autorët janë larguar pa arritur që të identifikohen sepse ngjarja ka ndodhur në orët e vona. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur.

foto-3 foto-4 foto-6 foto-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura