I vërsulen një tufë me pata, video e Manjola Nallbanit për të mos u humbur: Sikur po më turreshin dema

Dec 13, 2019 | 11:15
SHPËRNDAJE

Manjola Nallbani është “sulmuar” nga një tufë me pata gjatë xhirimeve të videoklipit të saj muzikor “Sa sytë e mi”.

Patat nuk e lënë rehat këngëtaren që të xhirojë videoklipin ndërsa ajo përpiqet të largohet prej tyre.

Video është publikuar në mediat sociale nga vetë këngëtarja dhe është për të mos u humbur.

“Sikur po më turreshin demat dhe jo patat (apo quhen rosa),”- shkroi këngëtarja.

Ndërsa i gjithë momenti është shoqëruar me të qeshura mes Nallbanit dhe stafit të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura