I vdekur prej disa ditësh në banesë, gjendet një person i pa jetë në Pogradec. Familjarët dyshojnë se…

Aug 13, 2022 | 20:38
SHPËRNDAJE

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një banesë në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit.

800-0-ambulance-500x268

Nga deklarimeve paraprake të familjarëve dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës kanë lajmëruar policinë.

Trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të hidhet më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura